Urs Wolf

Greifensee, Switzerland

Historia ime - si filloi

     Puna ime e pavarur si gazetar dhe fotograf po shfaqej në gazetat dhe revisatat më të njohura të Zvicrës, që kur isha në shkollë të mesne. Kam përjetuar mjaft dashuri nga familja, por edhe me gjithë këto suksese dhe mbështetje, më ngacmonte një thënie e një filozofi dhe fizikanti të shekullit të XVII, Bleiz Paskal.

     Shpesh ndihesha bosh dhe i pakënaqur brenda vetes, sidomos në momente qetësie apo kur pushoja nga gjithë punët e ndryshme. Ndërsa njëherë po qëndroja në dritare duke parë horizontin, erdhi pyetja, “A ka më shumë në jetë? A kaq mund të presësh?” Bleiz Paskal ka thënë:  “Ka një boshllëk në zemrën e njeriut të krijuar nga Perëndia, që nuk mund të mbushet nga asgjë e krijuar, por vetëm nga Perëndia, Krijuesi, që u bë i njohur përmes Jezusit.” Pastaj u njoha me disa miq të Krishterë. Gëzimi, kënaqësia dhe gjallëria e tyre më bënë përshtypje. Ata më nxitën të gjeja përgjigje për pyetjen në lidhje me kuptimin e jetës. Pastaj më treguan se burimi i kënaqësisë dhe gjallërisë së tyre, ishte një mardhënie personale me Jesu Krishtin. 

     Në fillim as që e kuptova për ҫfarë po flisnin. Gjithë ideja mu duk shumë qesharake. Në atë kohë unë as që mendoja se Perëndia ekzistonte, ppr mua ishte thjesh një shpikje njerëzore. Si mund të kishe një mardhënie me të, edhe nëse ekzistonte? Edhe pse kisha shumë pyetje, mund të shikoja prova bindëse në jetët e miqve të mi, kështu që fillova të lexoj Biblën. Gjithmonë i bombardoja shokët me pyetje të ndryshme. Sa më shumë lexoja aq më shumë kuptoja që Bibla nuk ishte thjesht një liber i pluhrosur historie. Në të kundërt, ishte plot me këshilla të urta të cilat mund të më ndihmonin të jetoja një jetë të suksesshme dhe kuptimplote. 

     Thellë në zemrën time po ndihesha sikur doja “ta provoja” Jezusin, nëse mund ta njihja atë personalisht. Përmes një lutje të thjeshtë i thashë Zotit se doja të jetoja jetën me të. I kërkova falje Jezusit, sidomos për faktin që deri në atë kohë e kisha jetuar jetën siҫ kisha dashur vetë. 

     Diҫka mahnitëse ndodhi më pas. Ndjeva një paqe përbrenda. Ai boshllëku brenda nuk ishte më. Siҫ edhe u duk, nuk ishte suksesi që të përmbushte, por vetëm një mardhënie personale me Jezusin.

     Mardhënia me Perëndinë më ndihmoi të kem mardhënie më të mira me njerëzit. Nuk ishte se thjesht kuptova që mardhëniet ishin gjëja më e rëndësishme në jetë, por Perëndia më ndihmoi të bëj miq të rinj dhe të thelloja mardhëniet e rëndësishme në jetën time. Si rezultat i kësaj, kam një martesë të lumtur me Haidin që nga viti 1987. Dhurata e dashurisë dhe falja e Jezusit na mundësojnë të përjetojmë afërsi të vërtetë në martesën tonë. Kur vajza jonë  Nadja lindi me Sindromën Daun (Down Syndrome), Perendia na dha shpresë dhe forcë për ta përballuar atë situatë të vështirë. Gëzimi i saj për jetën tani, na kujton se ҫdo jetë është një dhuratë nga Perëndia me dinjitetin e trashëguar dhe identitet individual, pavarësisht nga arritjet. 

     Jezusi premton në Bibël: “Unë kam ardhur që ata të kenë jetë të vërtetë dhe të përjetshme, jetë të gjatë dhe më të mirë nga sa mund të ëndërrojnë.” (Ungjilli i Gjonit, 10:10, Përkthimi The Message). Unë e përjetoj këtë lloj jete si një realitet të përditshëm.

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories