Simeon Treska

Korce, Albania

Zoti është i mirë

Jam një djalë që jam rritur në qytetin e bukur të Korçës. Jam nga një familje  , me tradita orthodokse . Në moshën 6 vjeçare , në fillimet e demokracis viti 1991 në qytetin tim vjen një grup të huajsh për një takim dy ditor në Teatrin Andon Zako Cajupi Korçë me një poster "Qielli është i hapur ". Ky titull ishte vërtet shumë intrigues për mua . Shkova në këtë takim dhe ditën e parë ndjeva një përjetim . Nuk e dija çfarë do ndodhte në këtë takim por më pas ,dikush u lut për mua . Ditën e dytë i njejti person më tha :

Dëshiron të pranosh Jezus Krishtin në zemrën dhe në jetën tënde?

PO ! ju përgjigja. 

Që në atë kohë nuk besoj të jem shkëputur nga kisha 

Ndoshta njerëz të tjerë mund të më pyesin edhe sot: Pse jam i krishterë?

Pse vazhdoj të besoj?  

Nga leximi i biblës ditë për ditë , lutjet e vazhdueshme më bindin mua që Jezusi është i vërtetë si thotë bibla dhe jam forcuar në besim , në anën frymërore , emocinale 

Jam djalë i vetëm pa motra dhe vëllezër, por njerëzit e kishës janë bërë të tillë për mua . Kjo ka ndikuar që të jem akoma në besim 

Gjithmonë kam pasion të shërbej për të arritur njerëz të tjerë drejt JEZUS KRISHTIT sidomos për të arritur adoleshentët dhe të rinjtë në qytetin tim, 

Një inkurajim për të gjithë është të bëni si unë . Lexoni biblën lutjuni Zotit, kërkoni të vërtetën dhe do gjeni shpresë , paqe , dashuri , besim 

Kontaktoni nëse keni pyetje në faqen time

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories