Jep dhe do te marresh !
Sot dua te ndaj nje histori me ju, dhe kjo jo per te pare se cfare kam bere une , por per te kuptuar dhe vepruar ne baze te ketij shembulli. Disahere, dua te pyes Zotin pse ai e lejon kete lloj varferie ne bote kur Ai mund te bente dicka per kete, por kam frike se do te me beje te njejten pyetje : - Cfare je duke bere ti? Gjate gjithe kohes e gjejme veten duke u ankuar per realitetin dhe duke i hedhur fajin qeveritareve apo dikujt tjeter. Kjo ben qe te fokusohemi aq shume tek problemi sa te mos gjejme nje zgjidhje. Une dua te them se zgjidhja Je Ti.
Kam pothuajse 1 vit qe jam duke kursyer 50 lek nga 1500 lek te vjetra qe merja cdo dite ne shkolle per te ngrene dicka. Ky 50 leksh shkonte cdo dite ne kutine qe kisha per te ushqyer te varferit nje dite. Mbase duket e lehte , por nese eshte keshtu perse nuk e ke bere apo je duke e bere edhe ti te njejten gje?? Shkova, bleva ushqim dhe gjithcka qe u nevojitej. Gjithashtu, ne pamundesi per tju blere rroba, ju dhurova disa nga te miat dhe te motrave. Kjo eksperience ne kete dite me beri te mesoj brenda 4 oresh ate qe nuk e kam mesuar kurre ne 13 vite shkolle. Une jam duke studiuar per administrimin e politikave sociale, dhe mbase mund te mendoni se kjo shkolle te ka mesuar per te bere kete. JO, miqt e mi te dashur, eshte deshira per nje realitet te mire dhe jo fjale te bukura, qe kurre nuk vihen ne zbatim.
Gjithmone ne kenaqemi kur te tjeret na japin, por besomeni, do te gjeni me teper kenaqesi dhe lumturi duke dhene! Duke pare sy qe shkelqejne dhe kembe qe kercejne nga gezimi, sepse me ne fund do te kene ushqim. Krah qe te perqafojne aq fort sa duket sikur nuk duan te te lene kurre te ikesh, sepse ju dhuron dashuri. Me besoni, keto gjera nuk po i bej per te mare lavdi nga njeriu, por sepse Zoti ka vendosur ne zemren time kete gje. Lumturia e vertet eshte ajo qe ndahet me te tjeret. Mbase une sot ndihmova vetem 5 familje, por nese nuk mund te ndihmosh 5 ndihmo vetem nje.