Dikush sakrifikoi per mua
Pershendetje!
Jam Dionis Ziu nga Lushnja edhe kam perfunduar studimet per Inxhinieri Elektrike.
Kam deshire te ndaj me ju se si une vendosa ti besoj Jezusit si Zot dhe Shpetimtar te jetes time.
Qe femije une kam qene nje person me natyre kureshtare per te ditur per gjerat perreth, perfshire per te ditur edhe per Zotin sidomos kur ktheheshim te djelave nga Kisha. Doja te dija nese egzistonte apo jo? Nese egzistonte, si ishte? Si mund ta njihja? Edhe pyetje te tjera qe si femije kisha.
Une jam rritur ne nje familje me tradita Ortodokse edhe familja me mesoi se Zotin e gjejme ne kishe edhe se duhet te praktikojme disa rite te cilat na afrojne me shume me Ate. Si per shembull ndezja e qirinjeve, puthja e ikonave edhe se prifti ishte ura lidhese e Perendise me ne. Duke u rritur me kete mendim per Zotin me beri te mendoja edhe ta shikoja Zotin si te larget edhe sa here qe kam nevoje per te mund te shkoj ne kishe.
Une vazhdova te rritesha, ne adoleshence (ne gjimnaze) fokusi im ishte te kisha rezultate te mira ne shkolle edhe te isha nje person i mire duke qene shembull per te tjeret. Me pas fitova universitetin edhe erdha ne Tirane. Ne fakte pavarsisht rezultateve te mira qe merrja edhe realizimeve te qellimeve qe i vija vetes asnjehere nuk ndihesha i kenaqur, keshtu qe gjithmone perfshihesha ne aktivitete te ndryshme. U perfshiva ne grupime te ndryshme studentore, gjithashtu jam perfshire edhe me politike, por asnjehere nuk ndjehesha se isha i plotesuar apo te kisha nje kenaqesi qe zgjaste. Gjate kerkimit tim per tu perfshire ne aktivitete te ndryshme degjova per nje projekt studentor qe zhvillonte levizja e krishtere studentore “Jete Studentore Tirane”. Ne fillim nuk doja te shkoja sepse mendova qe aty vetem per Zotin do te flitej… Por duke pare qe disa nga shoqeria ime do te shkonin, vendosa te shkoja edhe une. Gjate atij projekti u zhvilluan shume aktivitete per studentet te cilat me pelqyen ku te gjithe studentet kenaqeshim, por edhe gjithashtu ashtu sic prisja aty flitej edhe per Zotin (Jezusin).
Gjate atij projekti nga bisedat qe kam pasur kam mesuar shume gjera per Jezusin, mora pergjigje per pyetjet qe gjithmone me kishin shoqeruar ne lidhje me Zotin edhe njoha persona qe ishin besimtar.
U perballa me realitetin se pavarsisht sa te mire mund ta quaja veten, une isha mekatar. Mekati ishte/eshte ndarsi midis meje edhe Perendise, keshtu Jezusi erdhi ne kete bote si i vetmi qe mund te merrte mekatin edhe te behej e vetmja ure lidhese me Perendine edhe me ne njerzit. Kjo ishte dashuria me sakrifikuese edhe me e madhe qe kisha pare ndonjehere, Perendia dergoi Birin e Tij per mua!
Mesova se Perendia eshte i afert edhe qe ne mund te kemi nje marrdhenie personale me Te, jo si dikush i larget ashtu si une e shikoja me pare per shkak se nuk e njihja.
Vargu nga Bibla “Perendia eshte drite edhe ne Te nuk ka kurrfare erresire” – 1 Gjoni 1:5, me beri te ndalesha edhe te mendoja me shume per gjithe informacionin qe kisha marre duke e kaluar nga “koka” (niveli intelektual) ne zemer. Ne fakte une ne ate kohe e pershkruaja veten se isha ne erresire per shkak te disa ndodhive, por edhe qe asnjehere nuk gjeja kenaqesine apo plotesine ne gjerat qe po beja. Gjithmone isha ne kerkim… sa degjova kete varge, ndale edhe pyeta se a nuk ka erresire tek Zoti? Pergjigja ishte JO, madje duke pranuar Ate ne jeten time edhe une mund te isha ne drite. Ate dite vendosa te pranoja dashurine me te madhe qe kisha pare ndonjehere edhe te isha ne driten e vertete te Perendise duke e ftuar Jezusin ne jeten time si Zot edhe Shpetimtar.
Me pas fillova te lexoja Biblen, ku e kam njohur me shume Zotin edhe kam marre pergjigjet e cdo pyetje qe mund te kisha. Gjithashtu u perfshiva me levizjen si student aktivist duke dashur ti ndihmoj studentet jo vetem nga ana akademike edhe shoqerore, por duke u treguar te verteten me te madhe te shpetimit nga mekati, qe vjen nga Jezusi.