Albano Alia

Tirana, Albania

Qellimi i jetes time!

Kam deshire tju tregoje se si une kam vendosur te besoje ne Jezus Krishtin.

 

Isha ne adoleshence kur per here te pare kam degjuar ungjillin, lajmin e mire te shpetimit. Nje prej shokeve te mi ishte pjese e nje bashkesie te krishtere ne qytetin tim dhe nje dite ai vjen dhe me flet per Jezus Krishtin dhe sakrificen e Tij ne kryq, menyren se si une mund te shpetohesha dhe nevojen qe une si njeri kam per Zotin.

Ne ate moment me dukeshin gjera te cuditshme keto, qe dikush paska vdekur per mua dhe me ka pastruar nga mekatet, nderkohe qe une ndihesha rehat me veten time, nuk kisha vrare ose prere ndokend. Ndonje genjeshter ose ofendim I perditshem qe beja ishin normale per mua, keshtu qe keto nuk quheshin mekate. 

Por shoku im me tregoi se ne jemi mekatare qe prej fillimit sepse dy njerezit e pare, te krijuar prej Perendise, u rebeluan kunder Zotit dhe per rrjedhoje ne jemi mekatare, por Perendia na do ne si njerez, pavarsisht ligesise tone. Ja Ai vendosi te zbriste ne Toke, ketu tek ne dhe te merrte mekatet nga ne dhe na pastroi me gjakun e Tij, duke u kryqezuar ne kryq, si nje qengj kurbani.

Por u ringjall pas tri ditesh duke mundur vdekjen dhe per te treguar madheshtine e Tij, I cili eshte nje Zot I drejte dhe I dashur.

Ky ishte Zoti Jezus Krisht, I cili e beri kete sakrfice per mua, per ty dhe gjithe njerezimin ne cdo kohe.

Ai me dhuroi shpetimin tim dhe e gjitha cfare une duhet te bej per te marre kete dhurate eshte t’I besoj Atij me gjithe zemren dhe mendjen time.

 

Une si tip ngre shume pyetje per ceshtje te ndryshme. Nje prej pyetjeve qe me mundonte me teper ishte: Cili eshte qellimi I ardhjes time ne Toke?

Pas pak kohesh fillova te perfshihesha ne bashkesine aty.Fillimisht ne takimet per femije qe ata zhvillonin. Me benin pershtypje dhe mesimet qe ata jepnin aty. Gradualisht po filloja te kuptoja me teper ne lidhje me besimin dhe ne nje moment pranova Jezus Krishtin ne jeten time.

Ne ate kohe jeta ime po transformohej. Kendveshtrimi im I te parit gjerat ishte ndryshe, tashme isha I mbushur me gezim dhe shprese. Ky transformim po vihej re dhe ne te perditshmen time. Qendrimi im ndaj prinderve kishte ndryshuar, fillova ti respektoj me teper. Fillova te eleminoj fjalorin banal. I cili ishte bere I pandashem per mua ne ate kohe. Fillova te them te verteten dhe te mos genjej me.

Fillova te kuptoj disa gjera qe me pare I beja dhe mua me dukeshin normale, te cilat nuk  e nderonin Zotin dhe per kete hoqa dore prej tyre.Tashme Zoti ishte ne drejtim te jetes time, Ai ishte udheheqesi im. Une kisha gjetur qellimin e  jetes time. Do te jetoj per Jezus Krishtin dhe ti sherbej Atij cdo dite te jetes time.

 

Por nuk ishte kaq e lehte. Familja ime e kishte marre vesh perfshirjen time ne kishe dhe patjeter kishin vene re transformimin tim.Familja ime eshte me tradite myslimane por asnjehere nuk kane ndjekur ndonje ritual ose qofte te kene infrmacion per kete fe. Ata mendojne qe besimi eshte I trasheguar dhe per rrjedhoje une duhet te jem mysliman. Filluan perplasjet e para. Ata filluan te mos me lejonin te shkoja ne kishe. Disa te aferm prej fisit gjithashtu filluan ti tregojne me teper babait tim ne lidhje me perfshirejn time  dhe e nxisnin akoma me shume qe te mos me lejonte te shkoja. Aty ishte nje trysni e forte qe po ndihej dhe shpesh me dukej vetja I pafuqishem kundrejt kesaj. Kishte shpesh debat ne lidhje me kete ne shtepine tone. Dita dites beheshin edhe me te ashper ne qendrimin e tyre.

Por une perdora lutjen per te qendruar dhe ecur ne besim. Ishte Zoti qe me jepte force per cdo dite. Familja ime po fillonte te kuptonte qe nuk ishte dicka e rrezikshme per mua por kishte nje ndikim pozitiv mbi mua, edhe pse sot e kesaj dite ata perseri nuk  e pranojne besimin tim.

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories