ai ishte me mua...
Dhe para se ne te vinim ne ekzistence Zoti kishte nje plan.
Qe në moshë të vogël jam njohur me Krishtin dhe jam bëre e krishterë.Jeta ime ka qëne plot me mrekulli dhe e kam ndjerë vërtet pre zencën e Perënise ne jetën time. Ne moshën 9 vjecare nje fëmijë ka dëshire te luajë te bëj gjithmonë gjëra kur te tjerët I thone :jo: Gjithmone doja te provoja gjëra te reja ,te rrezikshme, dhe kjo me bëri te provoja dhimbjet e carjes ne kembë,kokë etje. Me pëlqente te luaja pavarsisht rrezikut te tyre.Pavarsisht te gjitha ketyre asgjë nuk më pengonte te shkoja rregullisht ne takimet e kishes.Kisha ishte nje tjetër vend ku të mbushte me shumë energji, gëzim,paqe.
Por një ditë ishte ndryshe nga herët e tjera
Një nga pemët e oborrit te shtepisë ishte kalbur, dhe une doja që këpusja disa nga degët e saj per tu dukur sa me mirë . Ngjitur pemës ishte nje ndërtese nga e cila do te këpusja këto degë.
Dhe duke zgjatur per te keputur degën e vogel,u këput dega e madhe, kjo me bëri që të bija bashkë me degën poshte ndërtesës ku ka qën brez betoni dhe unë do të bija me fytyrë tek pjesa e betonit..Ne ato momente e vetmja gjë qe kam thënë, ka qënë “Jezus, Jezus.
Dhe më e pabesueshmja ishte që unë nuk rashë me fytyre tek pjesa e betonit , po rashë ne fund te ndërteses shumë larg nga ku duhet të bija dhe kam rënë me kurriz dhe dy duar kanë mbajtur koken time ne ajer dhe unë nuk kisha as me te voglën gërvishtje..
Mamaja duke degjuar zërin tim kur thirra,vrrapoi për të parë cfarë ndodhi,dhe nëse isha vrarë,ajo u cudit nga mënyra se si unë rashë dhe pavarsisht kësaj filloi të kontrrollonte trupin,koken time nëse isha e goditur diku.
Dhe unë kam thënë :jam mirë,Jezusi me shpëtoi,dy duar me mbajtën kokën,dhe ishin duar te buta si pambuk.
Kuptuam që dora e Zotit ishte me mua dhe më shpetoi.
Që nga ai moment mardhenia ime me Perëndine ka qenë shumë e ngushte,dhe sot qe jam 28 vjec arrij të kuptoj se ai është nje At I mirë dhe besnik.
Dua të të them TY te njohësh këtë Perëndi dhe të siguroj që do te shohësh përkrahjen e tij në jetën tënde.
Dashuria e Perëndise është e madhe dhe pa kufi per fëmijet e tij, dhe ti je e sigurt tek Perëndia mjafton qe ti ta thërrasësh dhe të hapesh zemrën dhe ta pranosh Atë.
Nëse gjatë leximit te historisë sime ju ka lindur një pyetje, mos ngurro të më kontaktosh.