Jak Vila

Durres, Albania

Jesus escapes.

Dua qe historin time ta ndaj me ju.

  Isha mjaft i vogel pothuajse 4 vjec kur une besoja ne fjalen "Zot".Por nuk dija as veprat,as ligjet dhe as mrekullit qe ai beri nepermjet birit te tij Jezus Krishtin. Thjesht njerezit apo te afermit me pyesnin:-Kush te beri/krijoi ty ? Pergjigja ime ishte: -Zoti. Pra e dija qe me krijoi Zoti dhe vetem kaq. Me vone kur u rrita shkova rreth 10-11 vjec,dhe une ikja vazhdimisht ne Kishen Katolike dhe Ortodokse.Pasi une vij nga nje familje ku babai im eshte katolik dhe mamaja ime ortodokse.Atje une beja ato veprimet dhe zakonet qe ato kane. Ne tetor te vitit 2012 ndodhi dicka e re ne jeten time.Ku gjithcka nisi me gjyshen time e cila nuk para me tregonte se ku apo cfare bente dite diele. Nje dite une e pyeta dhe i thashe: -Nena cfare bene ti diten e diel nderkoh qe une te marr ne telefon per te dalur xhiro? Nena mu pergjigj:-Zemra e nenes une shkoj qetesohem,lavderoj dhe adhuroj Zotin Perendine tone. Une u habita dhe i thashe qe nje te diel do te ikja dhe une me ate. Erdhi e diela dhe une bashke me gjyshen shkuam ne "Kisha Kristiane Durres".Atje takova shume vellezer dhe motra te krishter ku mes tyre ndjeva nje dashuri dhe ngrohtesi te paimagjinueshme. Me vone u mora dhe vellain tim Matteon dhe te dy shkonim adhuronim dhe falenderonim Perendine tone. Dhe me 31 Mars te vitit 2013 ne pranuam Jezus Krishtin si Zotin dhe shpetimtarin tone,pra u pagezuam. Tani une jam shume i lumtur qe njoha Jezus Krishtin dhe qe ndjek rrugen e tij.Gjithashtu tani une jam shebertor i Zotit.Sherbej ne kishe me "Grupin e adoleshenteve" dhe jam pjese e adhurimit.  

Shpresoj qe historia ime tju ket pelqyer. Shpetoni njerez duke shperndare ungjillin ashtu si Jezusi beri.

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories