Jeta Ime
"Si lind dielli? " Nisi nje pyetje ate dite shkolle ne klasen e dyte shtatorit te vitit 1999. Si cdo femije kishe shume pyetje si pershembull, degjoja gjyshen time si nje myslymane e flakte qe theshte se me Zotin ne do te jetonim perjet.
Ne koken time vlonin pyetje si keto: Si do te jetojme me Zotin? Si do te jete te jetosh pergjithmone? Frika po trokiste ne zemren time sepse se kisha idene se cfare do te theshte kjo?
Ato vite une ndieja shume mungesen e babait sepse jetonte ne emigrim, por nje shok ne shkolle me bere nje ftese te shkoja ne takimin e femijeve ne Kisha Nehemia. Shkova dhe takimi i pare me Jezusin ishte fantastik, me e bukur se cdo gje tjeter. Aq mund te kuptoja ne moshen 8 vjec, 8 deri 12 vjec jetova ne Shqiperi. Me pas, pas vdjekjes se babait une emigroj jashte vendit dhe ketu filluan shume probleme, shoqeri te ndryshme, festa etj. Pak nga pak u largova nga Zoti dhe kuptova se totalisht isha kushtuar jeten deshirave dhe kenaqesive te mia.
Zoti perkiste se shkuares tashme. Nuk mendoja me persa i perkiste besimit madje as interesohesha me per cfare ose jo i pelqente Zotit. Fillova te rrethohesha me miq qe ishin vartes te drograve apo te alkolizuar e te dhene pas duhanit. Cudia me e madhe ishte se une nuk provova asgje te kesaj natyre. Per disa kohe perfundova tek Deshmitaret e Jehovait me iden dhe shpresen se gjeta te verteten, por sa kohe kalonte aq me shume bosh ndihesha, dhe vjen nje moment kthehem ne Shqiperi. Ndersa nje vella lutej per mua nga besimi ku isha ne fillim.
Nje ftese me vjen prej tij per te vizituar Kishen e Zotit. Per pothuajse 9 apo 10 vjet me vone pasi u largova nga Shqiperia. Cfare ndryshoi ata takim? Me kujtua takimi i pare ne moshen 8-vjec me Jezusin dhe Zoti preku zemren time duke me thene: "Biri im, ky eshte vendi ku duhet te jesh." Dhe ne momente u rri pagezova me gjuhet te tjera (isha pagezuar qe ne moshen 9-vjec por i humba kur largova nga Zoti).
Ne ate momente lindte pyetja:-Kush jam une?
Zoti me thirri ti je biri im. Nje pamje i lustronte jeten time si une, njeri, qe mendoja se isha pa vlere, pa te ardhme, shume larg Zotit, deri ne ato caste do te quhesha biri i tij. Une qe isha si nje shtepia rrenuar, pa dyer e dritare, do te isha Tempulli i Perendise, i nje Perendie te Shenjte?! Cudia trokiste me shume pyetje por ne Jezusin une gjeta identitetin e humbur kur shume te rrinj jane dhene pas drograve, alkolit, dhe duhanit.
Une tashme jam bekuar, duke sherbyer Perendise si ne predikime, me grupin e adhurimit , apo ne sherbesat qe kemi per te varferit. Falenderoj Zotin qe nuk e bera pre e veseve qe kane shume te rrinj, por Jezusi me mbrojti. Jeta ime i perket Krishtit.
Psalmi 27:4
"Një gjë i kërkova Zotit dhe atë kërkoj: të banoj në shtëpinë e Zotit tërë ditët e jetës sime, për të soditur bukurinë e Zotit dhe për të admiruar tempullin e tij."