Fatos Kollonata

Korce, Albania

Zoti Me Gjeti

Shumë kohë më përpara si gjithë të tjerët, isha fëmijë e luaja me shokët. Koha kalonte kur arrita në një moshë fillova të kuptoja ç'ishte jeta njerëzit e afërt që kisha. Ata besonin tek Zoti. Shpesh herë ata më flisnin për Zotin por unë i tallja dhe nuk desha ti dëgjoja. Por një nga të afërmit e  mi më foli me më shumë detaje për Jezusin.

Kurioziteti më shtynte më shumë të dija se kush ishte Zoti. Një ditë një nga kushërinjtë e mi erdhi nga shtëpia ime po ai person dhe më tha, "A dëshiron  që Jezusi të bëhet shpëtimtari tënd?"

Unë po mendohesha dhe më në fund i thashë,  "Po dua" Në atë kohë ai u lut për mua. Kur mbaroi se luturi, ai më tha, "Ke dëshirë të vish në kishë? Nëse  do, je i ftuar?"  Fjalët e tij më bënë përshtupje. Por një shok që kisha edhe ai ishte besimtar. Gjithashtu më foli dhe ai të njëjtën gjë më foli që të vija në kishë dhe i thashë po do vi.

Erdhi dita që do shkoja në kishë me shokun tim. Kur hyra pashë fytyra të qeshura që më pritën. Unë u habita nga afrimiteti që kishin. Më bëri shumë përshypje kur pastori po predikonte tha që kush ka nevojë për shërim apo diçka tjetër. Pashë njerëz që u ngritën për të marrë lutje dhe kur pastori po luteshe për ta papritur njerëzit po çliroheshin dhe  po shëroheshin. Unë u habita dhe thashë: "Si ka mundësi? C'është ky Zot që të shëron?"

Kjo gjë më bëri të vija më shumë në kishë. Aty kishte dhe shokë të cilët ishin shumë të dashur, silleshin mirë me mua, gjithashtu dëgjova që edhe këndonin me instrumenta muzikorë. Mua më pëlqente të këndoja dhe kjo më tërhoqi më tepër. Me kalimin e kohës unë u bëra pjesë e kishës dhe fillova të këndoja në kishë me grupin e tyre. Aty  fillova të njihja se kush ishte Jezusi. Ndërkohë që koha kalonte dhe dëshira më shtoheshe më shumë për Zotin dhe kuptova që Jezusi është rruga e vërteta dhe jeta. Ai është shpëtimtari.

Tani unë drejtoj në grupin e të rinjvë me këngë dhe i jam mirënjohës Zotit që Ai më gjeti dhe sot e di se kush është Jezusi i vërtetë. Nëse dëshironi ta njihni se kush është, kërkoheni Ate dhe Ai do tju bëjë të lirë nga çdo gjë. 

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories