Arsyeja eshte Jezusi
Isha rreth 15 vjec kur fillova te punoja. Kam kaluar nje adoleshence shume te veshtire per shkak te familje, sepse babai pinte alkool dhe kishte cdo dite zhurme ne shtepi. Une isha i qete dhe kur shikoja gjera qe ndodhnin ne shtepi ndihesha shume keq dhe largohesha. Thoja ne veten time qe skisha asnje arsye per te jetuar, isha gjithe kohen bosh brenda vetes time pa ndjer asnjehere dashurine prinderore.
Qe femije me pelqente shume te luaja futboll. Une enderoja te behesha futbollist. U regjistrova ne stervitje. Vazhdova rreth 5 muaj dhe pastaj e lashe, ato 5 muaj qe une qendrova ne stervitje i siguroja vete leket duke kursyer cdo dite ato lek te vogla qe me jepnin per ne shkolle sepse prinderit nuk kishin mundesi financiare per te me mbeshtetur dhe keshtu u shua endra ime me e madhe.
Mbarova shkollen fillore dhe doja te regjistrohesha ne shkollen e mesme, por prinderit e mi nuk donin. Ata donin qe te beja nje kurs per te marre nje profesion dhe me pas te punoja. Por une kembengula shume fort dhe u regjistrova ne shkolle. Pas 3 muajsh ne pushimet e fund vitit shkuam ne Tirane te motra e mamit. Atje u hap perseri diskutimi per kursin dhe pas shume debatesh une nuk kisha cfare te beja me dhe rashe dakort me ta. Une u ndieva pa force per t'i bindur qe une doja me te vertet te shkollohesha dhe u ktheva ne Korce dhe fillova te punoja.
Por pas rreth 2 vitesh ne punen time erdhi nje djale qe ishte i krishtere. Une e njoha ate dhe u beme shume shoke. Nje dite kur po ktheheshim per ne shtepi pas nje shetitje ne qytet ai filloi te me fliste per Zotin.
Me tregonte per vepren e Krishtit ne kryq dhe per dashurine qe tregonte Perendia me njerez te ndryshem ku ai shkonte. Me tregonte se si Perendia vepronte permes tij dhe njerezit mernin ate qe kishin nevoje permes Fjales se Zotit dhe lutjeve. Kur ai fliste ne mua ndodhte dicka qe se kisha perjetuar asnjehere me pare. Ajo ishte prekja e Zotit qe mbushte ate boshllekun ne zemren time me dashurine e Tij me ane te Frymes se Shenjte qe me bindte per te besuar. Une ate dite besova ne Jezus Krishtin dhe ia dorezova jeten time Atij.
Besimi im ne Jezusin nuk eshte i varrur mbi leket, sic ishte problem me stervitjen, ose me prinderit e mi, por eshte nje gje qe nuk ka mundesi per te zhgenjyer. Eshte i varrur ne Zotin dhe Ai nuk do te me lere.
Tani kane kaluar 7 vjet nga ajo dite dhe une kam jetuar dhe kam pare doren e Zotit cdo dite duke jetuar me paqen, gezimin dhe dashurine e Tij qe me kishin munguar per shume kohe dhe qe smund ti kisha dot, sepse keto ti jep vetem Perendia.
Tani une kam nje ender dhe nje arsye per te jetuar, dhe Ai eshte Perendia. Deshira ime per shkak te dashurise se Zotit, eshte qe ju ta njihni kete dashuri, dhe ta pranoni Jezusin ne jeten tuaj. Kjo eshte rruge tek jeta e perjetshme dhe bekimet e Zotit.