Agustin Bushgjokaj

Shkoder, Albania

Vetëm 24 orë jetë!

Përshëndetje!                                  

Quhem Agustin Bushgjokaj. Jam nga Tropoja, kam jetuar për shumë vite në Lezhë dhe kam mbaruar studimet për ‘Drejtësi’ në Shkodër. Dëshminë time dua ta filloj me një histori që ndodhi kur isha në klasën e tretë. Në atë moshë u sëmura me një sëmundje të rëndë. Prindërit e mi pa e ditur këtë më çuan në spital për vizitë sepse mendonin se ishte një ftohje. Por në fakt të gjithë doktorët u alarmuan dhe u vunë në lëvizje për të më shpëtuar. Sëmundja kishte të bënte me bllokimin e fytit dhe si pasojë edhe të frymëmarrjes. Doktorët habiteshin me faktin se unë kisha jetuar me atë sëmundje rreth 70 orë. U kurova rreth 45 ditë, pastaj dola nga spitali. Doktorët i kishin thënë babait se djali yt shpëtoi gjallë, por ai në të ardhmen do të ketë probleme fizike ose mendore. Kështu vazhdoi jeta ime, por jo si më përpara.                                                            

Kisha shumë pyetje në kokën time si për shembull: “Si ka                                                                                              mundësi që shpëtova?” “Mos vallë do të kem probleme në të ardhmen?” e shumë pyetje të tjera si këto. Por asnjëherë nuk dija t’u jepja përgjigje.

Në moshën 13 vjeçare dëgjova të flitej për Jezusin në një mënyrë tjetër nga çfarë kisha dëgjuar më parë. Fillova të ndjek disa takime fëmijësh ku më tepër shkoja për t’u argëtuar, pa kuptuar qëllimin e vërtetë të tyre. Por bisedat për Perëndinë ishin interesante. Unë në tokë, dhe Zoti në qiell (siç e mendoja unë atëherë), sipas miqve të mi mund të kishim një mardhënie personale. Fillova të mendoj se cili është Zoti i vërtetë, dhe mezi prisja të takoja këdo (prift, besimtarë ungjillorë, myslimanë) që t'u bëja pyetje rreth Zotit. Lexova dhe nga Bibla,me nga Kurani. E kisha të vështirë të besoja tek Zoti me gjihtë frikërat për jetën.

Në një nga takimet e asaj kishe ungjillore, për ditëlindjen time dikush më dha një kartolinë ku në të shkruhej: “Edhe sikur malet të zhvendoseshin dhe kodrat të luanin nga vendi, dashuria ime nuk do të largohet prej teje, as besëlidhja e paqes nuk do të hiqet, thotë ZOTI që ka dhembshuri për ty” (Isaia 54:10)

Këtu jeta ime ndryshoi. Askush nuk më kishte ofruar këtë lloj dashurie dhe premtimin e sigurinë që ajo nuk do të largohej kurrë prej meje. Edhe njerëzit e afërt kanë kushte kur vjen puna te dashuria.

Ato ditë pranova KRISHTIN si Shpëtimtarin e jetës time. Kuptova qëllimin e jetës time. Që t’i japja nder dhe lavdi ZOTIT dhe t’i shërbeja ATIJ. E kuptova që ZOTI kishte një plan për jetën time dhe pas disa vitesh mora përgjigjet e pyetjeve që dikur nuk i kuptoja.

Zoti jo vetëm më ruajti jetën, jo vetëm u kujdes për të ardhmen por më ndryshoi jetën.

Tani e dua Zotin fort, e dua jetën gjithashtu, dhe mezi pres të shoh se si Zoti do më përdorë vit pas viti për lavdinë e Tij.

 

ZOTI  TE  BEKOFTE . !!

— Read more —
Contact me Learn more about Jesus

Similar stories